Lajme

Macron s’ka frikë nga një konflikt i ri në Kosovë, pret marrëveshje me Serbinë!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vizituar Universitetin e Lozanës në Zvicër.

Media “24heures” raporton se gjatë fjalimit të tij, Macron u pyet nga publiku për situatën aktuale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

Tensionet janë qetësuar paksa tani”, deklaroi Macron.

Ai theksoi se krerët e dy vendeve të Kosovës dhe Serbisë, duhet të pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalimin e situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Presidenti francez theksoi se ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës, por nuk beson se një gjë e tillë mund të ndodhë në Kosovë!

“Jam i shqetësuar për këto pjesë por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macron

 

Related Articles

Back to top button