Lajme
Fondacioni “ Sefa Kaya “ ndihmon 100 familje në komunën e Skenderajt

Fondacioni “Sefa Kaya”, në krye me Menaxherin e disa këngëtarëve tonë të famshëm, Abidin Güzegül, ka dhuruar donacion 100 pako ushqimore dhe 5000 kilogram miell për 100 familje në nevojë të komunës sonë.
Ky fondacion do përkrahë në total 600 familje në Kosovë por që ka filluar me komunën tonë në shenjë nderimi për të kaluarën tonë historike.
Në emër të qytetarëve të komunës, falënderoj z. Güzegül dhe fondacionin për ndihmën e ofruar për familjet nevojtare të qytetit tonë.