Lajme
Vritet nje grua ne Ferizaj!

Një gruan ka mbetur e vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, dhe një person ka mbetur i plagosur.
Gruaja e plagosur siç mëson Insajderi është Erona Cokli. Viktima po dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj deklaruan se dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes i ka thënë Insajderit se ish-çifti dyshohet se kishin qenë në konflikt për shkak të kujdestarisë së fëmiut.
I njëjti theksoi se e ka parë fëmijën të moshës rreth 14 vjeçare kur ka dal nga enti social duke qajtë, ndërsa këpucët i kishte të gjakosura.