Lajme
Mbi 2 mijë kg duhan konfiskohen në komunën e Zubin Potokut

Mbi 2 mijë kilogram duhan janë konfiskuar sot rreth orës 15:00 në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.
Sasia e konfiskuar është dërguar në doganë, teksa nuk ka ndonjë person të arrestuar.
Këto informata i dha Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.