Lajme

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit

Kryetari i Komunes se Prishtinës z. Shpend Ahmeti ka njftuar ne rrjetin social se drejtoria e inspekcionit , sektori i ndertimit ka rrenuar sot nje mbindertim ilegal në lagje Bregu i Diellit në Prishtinë.

Postimi i plot

Rrënim i mbindërtimit ilegal

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit.

Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala.

Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime.

Related Articles

Back to top button