EkonomiLajme

Njoftim lidhur me përdorimin e monedhës 2 euro

 

Drejtoria për Inspekcion në Komunën e Drenasit, duke u bazuar në njoftimin nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, informon qytetarët e Drenasit, që përdorimi i monedhës 2 euro si mjet i vlefshëm i pagesës në Kosovë është ligjërisht i detyrueshëm nga të gjitha subjektet tregtare pa përjashtim.

Sipas udhëzimit të BQK-së, nuk ka asnjë autoritet i cili mund të vendos për ndalimin e përdorimit të kësaj monedhe dhe se subjektet tregtare, obligohen që këtë instrument pagese ta aplikojnë si çdo instrument tjetër, por me kujdes të shtuar. Për me tepër BQK ka treguar në mënyrë të detajuar se si mund të dallohen monedhat e falsifikuara nga ato origjinale. Subjektet tregtare, obligohen përpos që furnizimin me monedha të bëjnë vetëm përmes bankave, po ashtu kanë obligim ligjor që t’i verifikojnë këto monedha para se t’i hedhin prapë në qarkullim.

Drejtoria për Inspekcion do të zhvillojë kontrolla rutinore tek subjektet tregtare në lidhje me përdorimin e kësaj monedhe, si dhe respektimin e udhëzimit nga ana e BQK-së.

BQK ka publikuar një manual, udhëzues për qytetarët dhe bizneset në mënyrë që verifikimi i këtyre monedhave të jetë sa më i lehtë, ndaj ne bashkëngjitje të këtij njoftimi, gjeni linkun ku mund të shihni manualin e publikuar nga BQK;

https://bqk-kos.org/edu/wp-content/uploads/2022/12/Euro-monedhat.pdf

Related Articles

Back to top button