LajmeRajoni

Profesori Refik Hasani, mbështet publikisht koalicionin e Luginës dhe bartësin e listës për Deputet-Shaip Kamberin

 

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, për datën 17 dhjetor, në këto zgjedhje garon koalicioni me numër 13, beteja politike e shqiptarëve vazhdon, bartës i kësaj liste Shaip Kamberi.

Në përkrahje të kësaj liste i bëj thirrje publike gjithë qytetarëve për të marrë pjesë masivisht për zgjedhjet që do të mbahen pasnesër.

Vetëm me pjesëmarrje sa më të lartë në këto zgjedhje, ne shqiptarët, në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, do të përfaqësohemi.

Për ndërgjegjësimin e faktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi.

Vetëm në Parlament do të ngritet zëri në mbrojtje për realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të ligjshme të njohura ndërkombëtarisht.

Kjo na ndihmon se do debatohet e diskutohet edhe për diskriminimin që po vazhdon përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, në mbrojtjen e identitetit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për investime e për përfaqësime proporcionale në nivelin lokal e nivelin qendror.

Ftoj publikisht, gjithë votuesit të dalin masovikisht në zgjedhje pasnesër, dhe të rrumbullaksojn koalicionin me numër 13
,,BETEJA POLITIKE E SHQIPTARËVE VAZHDON’’ ,
bartës i kësaj liste Shaip KAMBERI.

Related Articles

Back to top button