Lajme
Çka thuhet në raportin e policisë për vdekjen e Artila Kamerit?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Graçanicë të Kosovës, ku një 34-vjeçare dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli dhe ka gjetur vdekjen. Bëhet fjalë për Artila Kamerin.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”
E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë.