LajmeUncategorized

đ–đąđ„đ„đšđąđŠ đ–đšđ„đ€đžđ«: 𝐃𝐹 đ­Ă« đŠđšđ«đ­đšđĄđžđŠ

Ish-ambasadori amerikan i OSBE’sĂ«, William Walker, ka pohuar sot nĂ« Viti se pas dy javĂ«sh do tĂ« martohet sĂ«rish.

Atij i ka vdekur bashkëshortja në vitin 2009.

“Jam 88 vjeç. Jam mĂ« i vjetri nĂ« sallĂ«. Por pas dy javĂ«sh do tĂ« martohem sĂ«rish”, ka thĂ«nĂ« Walker.

Ndryshe, sot diplomati amerikan Ă«shtĂ« shpallur “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i VitisĂ«. Po ashtu, Ă«shtĂ« zbuluar busti i Walker, si dhe atij i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« “ÇelĂ«si i qytetit”.

Ambasadori Walker tha se ndihet i nderuar për respektin që po i bëhet në Kosovë. Ai shtoi se e viziton Kosovën çdo vit, në veçanti Reçakun dhe kompleksin e familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Related Articles

Back to top button