Ministri i Spanjës: Nuk do pengojmë rrugëtimin e Kosovës për BE, por se njohim.

Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston Kosova, dhe nuk do të pengojmë rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Europain”-këtë ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Spanjes, i cili në një interviste për mediat spanjolle tha se Kosovën nuk do ta njohin edhe pse i pranojnë pasaportat esaj.
Kryediplomati spanjoll, José Manuel Albare, ka komentuar vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.
Filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe pse kjo nuk do të thotë, e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, ka thënë Albare.
Kryediplomati spanjoll ka thënë se Spanja nuk do të jetë pengesë për dialogun Kosovë – Serbi.
“Por, e kam thënë edhe shumë herë dhe e them sërish sot këtu, se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës me Bashkimit Evropian. Sepse, ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por, kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, ka thënë me tej Albare.