Lajme

Sylejman Morina : Molla e Kuqe- kufiri ynë !..

 

Qyteti Nish, molla e kuqe, kufiri natyror i Shqipërisë Verilindore
Një shënim tjetër arkival serb AS, MUD; mbi shënimin e vijës së demarkacionit kufitar nëpër trojet e vjetra etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Atëbotë kjo shkresë do t’i dërgohej përmes emisarëve serb, ministrit të punëve të jashtme Dr. Jovan Ristiqit. Ky është një material autentik dhe mjaft relevant që flet qartë dhe mjaft bindshëm mbi copëtimin dhe gllabërimin e tokave tona shqiptare nga Kongresi i Berlinit i Gjermanisë së Otto von Bizmarkut. Pra i dashur studiues kështu thuhej në këtë dokument arkival serb: “Pas përfundimit të Kongresit të Berlinit, kishte filluar mes Principatës të Serbisë dhe Turqisë, përcaktimi nëpër sektorët regjional shënimi i vijës së demarkacionit kufitar. Ajo ishte realizuar gjatë qershorit dhe korrikut të vitit 1879 dhe atë nën pranin dhe mbikëqyrjen e komisioneve ndërkombëtare, në të cilën ishin përfaqësuesit e Anglisë, Francës, Italisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Turqisë dhe Serbisë” (2).

Njëri nga komisionet nëpër Nish dhe Leskoc, kishte arritur në malet e Kopilakut dhe në ato të Vele Gllavës, ku e kishte përcaktuar vijën e demarkacionit mes Serbisë dhe Turqisë dhe se kjo linjë kufitare do të mbetej e pandryshuar, gjer nga fillimi i Luftës së Parë Ballkanike më 1912. Puna, e këtij komisioni ishte përcjellë me kundërshtime dhe situata të mundimshme, shpesh herë punohej për interesat e huaja, duke i korruptuar dhe mashtruar anëtarët e saj, në dëm të trojeve etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Për këto parregullsi, mbi përcaktimin e vijës së demarkacionit kufitar, fletë edhe letra e poshtë cituar që ia kishte dërguar njëri nga anëtarët serb pranë atij komisioni verifikues z. D. Franasoviq, ministrit të punëve botore z. Jovan Ristiqit, të cilën po e japim në tërësi të shqipëruar tekstualisht ashtu siç është nxjerrë nga arkivi i historiografisë serbe As MID, më 1 qershor të vitit 1879 nga Prepolja e Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Pas nëntë ditësh udhëtimi nga Nishi, ja sot gjendemi në Prepellac. E dijë se me padurim i prisni nga unë informatat, mbi udhëtimin dhe punën e komisionit verifikues, sikurse të mos ishte mos durimi juaj nxitës, heshtja ime për këtë pikë të rëndësishme do të vazhdonte edhe më tutje. Ja ku është raporti i hollësishëm mbi rrugëtimin dhe punën e komisionit mbi vijën e demarkacionit kufitar, (këtu për trojet e vjetra të Shqipërisë etnike verilindore të Nishit dhe Toplicës v. a.):

Related Articles

Back to top button