Komuna e Skenderajt me arkivën më të avancuar në Kosovë

Sot, së bashku me drejtoren e Drejtorisë së Administratës, Emine Rrecaj dhe shefin e arkivës, Hamit Geci, kemi përuruar përfundimin e projektit për modernizimin e arkivës së komunës tonë, sipas standardit ndërkombëtar ISO, në formë fizike dhe elektronike.
Kështu me këtë investim që kemi bërë me buxhetin e komunës sonë jemi bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e arkivës tonë.
Me rinovimin e arkivës janë̈ krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri.
Realizimi i këtij projekti siguron proces më të lehtë dhe më të sigurt në ruajtjen e dokumentacionit për vitet e ardhshme, duke menduar e punuar kështu edhe për gjeneratat që vijnë.