Lajme

7 komuna ne zonën e kuqe

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti mbajti konferenc për media ne lidhje me kufizimin e masave për luftimin e covid-19.
7 komuna ne zonen e kuqe
“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin”, tha ai.

Kryeministri Avdulla Hoti tregoj rregullat qe vlejn për komunat.

“Grupi i parë, komunat me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj lejohet opsioni (merr me vete). Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00. Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë”,.
Këto masa priten te votohen sot ne mbledhjen e qeveris , dhe te premten pritet te hynë ne fuqi tha kreyeministri Hoti.

Related Articles

Back to top button