Ardian Kastrati : Mua smë duket logjike me kërku nga Albin Kurti të ndaj më shumë buxhet për mbrojtjen e Presidentit, prandaj nuk kam reaguar.

Për mua kjo është afërsisht njësoj si me kërku prej Qeverisë së Serbisë me nda buxhet për ta mbrojtur Presidentin Thaçi.
Njësoj urrehet Hashim Thaçi, si prej Vuçiçit si prej Kurtit.
Vuçiçi nuk ja fal kurrë Hashim Thaçit e UÇK-së sepse siç thonë ata Thaçi ua ka hjek një copë të madhe që ata e kanë quajtur zemra e Serbisë. Ata kurrë nuk e harrojnë Hashim Thaçin.
Kjo është arsyeja pse Vuçiçi mjeshtërisht e ka paraqitur Thaçin si negociator ” të lehtë” me qëllimin për ti humbur vota popullore, ndërsa Kurtin si negociator ” të vështirë” për ti ja ngritur popullaritetin në Kosovë e për ta mbajtur në pushtet. Sepse Kurti lehtë ka rënë në kurthat e Vuçiçit.
E thjeshtë për ta kuptuar, Vuçiçit nuk i konvenon në pushtet Thaçi i cili në 1999 e dëboj nga Kosova, por ky tjetri që Kosovën e vendosi nën sanksione dhe i dha autonominë serbëve.
Unë jam i sigurt që Kurti me pas mundësi e redukton edhe këtë pak buxhet që jep Ministria e Drejtësisë, madje e bën të kundërtën – investon buxhet që ata të rrijnë sa më gjatë në Hagë.
E ka vërtetuar këtë me ” Ik Hashim” ( në Hagë) ” Marto djalin me vajzën e Vuçiçit”, etj dhe me faktin që as Rexhep Selimin nuk e përmendin kurrë në VV.
Kështu që nuk kërkohet diçka nga një Qeveri e cila edhe nuk don por edhe nuk din ta bëj këtë punë.
Kurti mendon që përmes robërimit të kundërshtarit politik i jep pikë politike vetës.
Keni pa p.sh. së fundmi … bota shqiptare feston për Talat Xhaferin, ndërsa ky të nesermen e fton në Prishtinë Taravarin për hakmarrje në Maqedoni në vend që ta zëmë të merret me anëtarësimin e Kosovës në NATO apo me çmimet e larta që kanë katandis qytetarin në mjerim.
Pikërisht për ti ikur këtij realiteti tani ka shpikur këtë temën me dinarin.
Kroacia ka dhënë mbi 300 milion fonde publike dhe iniciativa të tjera për me i mbrojt gjeneralët e vet.
Meqenëse ky model nuk funksionon këtu për shkak të Kurtit, atëherë të gjithë ata qytetarë e biznismen të ndërgjegjshëm që i jane mirënjohës Presidentit se çfarë ai ka bërë për jetën e tyre me plot dinjitet duhet të mobilizohen ta ndihmojnë fondacionin për mbrojtjen e tij.
Është shumë afër koha që ata që fatkeqësisht me symbyllur i kanë besuar mashtrimeve të Kurtit e që sot nuk kanë bukë në sofër për shkak krizës ekonomike do ta nxjerrin Kurtin nga institucionet. Kurti po e ndien këtë prandaj po i bën përpëlitjet e tij me simbolika në Veri, me dinarin, me Presidentin, me zgjedhje të reja për të provokuar vota por duke ju lënë prapë barkun thatë qytetarëve dhe me një krizë të sigurisë në derë të shtëpisë.
Po i vie gradualisht fundi i mashtrimeve dhe mashtruesit më të madh në historinë e shqiptarëve, por jo pa pasoja për Kosovën dhe shqiptarët!