Drejtori Rajonal mban takim me drejtorët e DKA- ve, të tri komunave në rajonin e Mitrovicës

Mitrovicë, 06 shkurt 2024
Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Kolonel Afërdita MIKULLOVCI, ka mbajtur takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit DKA-ve, të tri komunave Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.
Ky takim, u zhvillua në dimension të bashkëpunimit me institucionet relevante ku temë e diskutimit ishte siguria në shkolla.
Kolonel Afërdita MIKULLOVCI, ka theksuar se siguria në shkolla, mbrojtja, mirëqenia e nxënësve dhe të rinjve vazhdojnë të jenë ndër prioritetet e DRP-së Mitrovicë Jugu. Në saje të kësaj, me qëllim të avancimit të veprime të përbashkëta, ku në fokus do të jenë gjithnjë grupet e nxënësve dhe të rinjve me synim që në bashkërendim të ndërsjellë në vijimësi do të identifikohen disa nga indikatorët e hershëm duke analizuar çështjet, shkaqet, faktorët dhe perceptimet që ndërlidhen me sigurinë në shkolla dhe rreth shkollave.
Ndërsa, nga ana e drejtorëve të DKA-ve, u theksua se bashkëpunimi dhe avancimi i çështjeve që ndërlidhën me sigurisë në shkolla, mbetet po-ashtu prioritet i bashkërendimit me institucionet siç është policia që kanë për qëllim sigurinë dhe që ndikojnë në ngritjen e cilësisë në sistemin edukativo- arsimor.
Ndër tjera, Kolonel MIKULLOVCI, ka ritheksuar se në aspektin praktik paralel me angazhimet e vazhdueshme operative do të zhvillohen edhe aktivitete parandaluese me qellim të vetëdijesimit të nxënësve si, ligjërata, tryeza me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla.