Lajme

Konjufca viziton Estonin !

Përveç takimeve zyrtare me krerët shtetëror në Tallinn të Estonisë, pata kënaqësinë të realizoj dy vizita me mjaft interes në qendrën e-Estonia dhe në NATO Cooperatice Cyber Defence Centre of Exellence.

Estonia është një shembull lider i transformimit dixhital të qeverisjes dhe shërbimeve publike dhe Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e saj. Dixhitalizimi i qeverisjes është një orientim në funksion të rritjes së cilësisë shërbimeve publike të cilin duhet ta ndjekë edhe Kosova.

Po ashtu, në CCDC u njohëm me rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike si një rrezik i sigurisë kombëtare të shteteve i cili po rritet gjithnjë e më shumë. Avancimi i dixhitalizikit dhe siguria kibernetike duhet të zhvillohen përkrah njëra tjetrës.

Të rinjtë e Kosovës të shquar për prirjen e tyre në fushat e teknologjisë duhet t’i orientojmë edhe kah ky aspekt i sigurisë i cili do të jetë krucial për sigurinë tonë kombëtare në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button