Lajme

Emine Imeri : Pak fjalë të vogla për familjet e mëdha!

 

Familjet heroike janë të popullit, nuk janë të politikës .

Familja emblematike e Legjendarit Adem Jashari, asnjëherë nuk ka nevojë të votohet, sepse ata janë fitues të përhershëm dhe mbi të gjitha çmimet më prestigjioze në botë.
Të rënët janë të popullit, të kombit shqiptar, të nënshkruar nga liria e mbarë shqiptarisë, ndërsa të gjallëve nuk iu duhet partia as politika, sepse janë pritës të mbarë kombit, për lavdinë e përjetshme të të parëve të tyre.
Nuk ka fjalë as vepër e askujt që e ndryshon këtë gjë .

Heronjt e familjes Jashari, nuk i ka përzgjedhur populli për rënie heroike, të pashembullt në mbarë botën, ata i ka përzgjedhur i madhi Zot, ashtu siç përzgjedhi Besartën të bëhej “lapsi i historisë së familjes Jashari”, prandaj, asnjë njeri dhe asnjë fjalë nuk mundet me e ngrit peshën e vlerës së tyre, (sidomos përmes votave), ashtu siç e ka ngritur caktimi i Zotit pozitën e të rënëve të asaj familje;
Heronj të heroizmit të jetës dhe “Shehid të graduar të Parajsës” !
………………………………………………………………………

Çdo pëllëmb e Kosovës është dheu që ka në vete krenarinë e lavdishme, sepse të gjithë kanë dhënë diçka për këtë liri që e gëzojmë sot, por dheu ku janë eshtrat e dëshmorëve dhe martirëve të kësaj toke, siç janë Memorialet, në veçanti Kompleksi Memorial Adem Jashari, është vendi ku sa herë e vizitoj më shtohet frymëzimi për jetën.

Dashuria dhe respekti për heronjt nuk dëshmohet me vota, as me fjalë, por me vepra, duke bërë secili nga ne të mirat më të mëdha për atdheun tonë.
Dhe vetëm atëherë pushojnë të qetë eshtrat e dëshmorëve, lotët e jetimëve, zemrat e nënëlokëve të Kosovës tonë të stërvuajtur.
———————————————————————-
Personalisht unë, për hatër të të rënëve, por edhe kur bëjnë vepra të mira të gjallët (pasardhësit) do i dua, nderoj dhe respektoj deri në dhurimin e gjakut tim, po qe nevoja për pasardhësit e atyre që dhanë pikën e fundit të gjakut për lirinë e Kosovës!

P.s.

Të gjithë ju që dje keni votuar për Skenderaj, ndoshta ka nga ju që e keni votuar Bekimin për interesat e juaja personale, e mund të ketë edhe nga ata që nuk e kanë votuar, por e duan me gjithë zemër Djalin e heroit Hamëz Jashari, por që nuk duan ta shohin në politikë.
Prandaj..
Ju lutem, në vend të fjalëve përçarëse, në vend të kritikavë drejtuar kujtdo qoftë, merruni secili me gabimet e juaja, mundohuni ta përmirësoni vetën, të punoni ndershëm për vendin dhe popullin.

Vetëm me vepra të mira, secili e dëshmon vetën, familjen, atdhedashurinë!

Jo të gjithë janë për politikë dhe as politika nuk është për të gjithë.

Të gjithë jemi të Kosovës dhe Kosova është e të gjithë neve!
Prandaj, ta duam, ta nderojmë dhe të punojmë vepra të mira!
Ne të gjallët, le të bëhemi shembull i ndershmërisë, i dashurisë, ashtu siç u bënë shembull i veçantë të rënët për nderin e lavdisë!

Përndryshe, nuk kemi pse themi më;
“ Liria ka emër “ dhe aq më pak “Bac, u kry”
.

LAVDI E PËRJETSHME të gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës!
Nderime të gjallëve që punojnë për Kosovën (duke e harruar shpeshherë edhe vetën)!

Me gjithë respektin
Emine Imeri – vajza e popullit, poetja e dëshmorëve!

✍🏻 18 tetor 2021

Related Articles

Back to top button