Lajme

Në Shqipëri mbyllen zyrtarisht votimet për 61 bashkitë e vendit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Sipas ligjit, votimi do të vijojë vetëm në ato qendra votimi ku ka prezencë të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhje thotë se orari i votimit nuk shtyhet përtej orës 19:00.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja deri në orë 18:00, 36.39%

KQZ njoftoi në faqen e tij në internet se pjesëmarrja në votime deri në orën 17.00 ka arritur në 34.54 %.

Sipas njoftimit kanë votuar 661257 zgjedhës nga 1914576 zgjedhës në listën e Qendarave të Votimit të raportuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar nw faqen e tij në internet se pjesëmarrja në votime deri në orën 16 ka qenë 32.19 për qind.

Sipas njoftimit kanë votuar 619193 nga 1923650 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

Related Articles

Back to top button