Njoftim : Lidhur me dyshimet për helmimin në ushqim të pjesëtarëve të FSK-së, të raportuar javën e kaluar

Njoftim
Lidhur me dyshimet për helmimin në ushqim të pjesëtarëve të FSK-së, të raportuar javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes njofton si në vijim:
Pas marrjes së informacionit, Ministria e Mbrojtjes, përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ka angazhuar strukturat e saj përgjegjëse për të menaxhuar çështjen e raportuar.
Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë realizuar analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome.
Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene.
Me këtë rast, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë, autoritetet profesionale të IKSHPK-së dhe AUV-së për punën e tyre me përkushtim për trajtimin sa më të shpejtë të këtij rasti.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Mediat