Lajme

“𝐕𝐫𝐚𝐬𝐣𝐞 𝐞 𝐫ë𝐧𝐝ë 𝐧ë 𝐭𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭𝐢𝐯ë”, policia jep detaje për mjetin e dyshimtë në rrugën “B”

Të shtunën mbrëma rruga “B” është bllokuar nga policia për qarkullimin, pasi kishte pranuar informatë se aty gjendet një mjet shpërthyes.

Policia ka njoftuar se viktima kishte raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.

Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

Related Articles

Back to top button