Lajme

Presidenti Thaqi dekoron Sevdie Shyti -Azemin me urdhërin “ Shote Galica “

Presidenti i Republikes së Kosovës Hashim Thaqi ka dekoruar me urdhrin “ Shote Galica “ Sevdije Shyti -Azemi  për kontributine dhënë nē organizimin e protestave në kohen e regjimit serb , ajo ishte dënuar  me burg për këto organizime .

Postimi i plotë i Presidentit :

Me urdhrin “Shote Galica” e dekorova Sevdije Shyti-Azemin nga fshati Zhabar i Mitrovicës. Sevdija, një grua me guxim të pashoq, kishte organizuar protesta kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, për çka ishte dënuar nga shteti i Jugosllavisë me 11 muaj e një javë burgim. Përkundër vuajtjeve dhe torturave që përjetoi, ajo nuk u dorëzua kurrë. Kosova e gëzon lirinë dhe pavarësinë falë shumë brezave që sakrifikuan e luftuan deri në fund për Kosovën e pavarur. HTH

Related Articles

Back to top button