Lajme

Katër komunat veriore pa noterë, Ministria e Drejtësisë premton zgjidhje!

Asnjë nga komunat veriore të Kosovës nuk kanë noter, prandaj të gjithë qytetarët, shqiptarë e serbë po drejtohen tek dy noteret që gjenden në Mitrovicën e Jugut. Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar nëse planifikon të bëjë zgjidhje për këtë çështje

Qytetarë të pesë komunave i drejtohen vetëm dy zyrave. Kjo sepse Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani e Mitrovica e Veriut nuk kanë noter të tyre.

Një banor i Zubin Potokut po thotë që për këtë arsye ata janë të kufizuar. Andaj edhe po detyrohen që për këtë shërbim të udhëtojnë në Mitrovicën Jugore.

“Komuna jonë këtu nuk ka noter edhe ne në Çabër jemi të kufizuar në kryerjen e disa punëve. Por, punën e noterit e kryejmë në Mitrovicë jugore. Është e rëndësishme sepse neve po na duhet me shku prej këtu atje. Madje ndodhë që na bie me pritë për shumë kohë sepse ka radhë të gjata”, ka deklaruar Enver Hasani – qytetar i Zubin Potokut.

Pos qytetarëve shqiptarë të këtyre komunave, ka mjaft edhe qytetarë serbë që kërkojnë shërbime në jug.

Related Articles

Back to top button