LajmeShëndetësi

Muaji i Logopedisë në Kolegjin Heimerer me aktivitete të shumta

Më 16 Mars 2024, nga ora 12:00 deri në orën 13:00, në Amfiteatrin e Kolegjit Heimerer, në kuadër të Muajit të Logopedisë dhe garës: “Zëri yt Fuqizon” dhe në bashkëpunim me fondacionin muzikor ArsKosova do të organizojmë Koncertin e Talentëve të Garave ArsKosova.

Ky koncert do të prezantojë fëmijë që mësojnë në shkollat e muzikës së Kosovës dhe synon të sensibilizojë për sfidat që përballin fëmijët me spektër të autizmit.

Në këtë event, përveç performancave muzikore do të ketë edhe “stacione të sensibilizimit” ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin informacion mbi logopedinë dhe sfidat e komunikimit.

Me këtë ngjarje, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e logopedisë dhe demonstrojë se si muzika mund të jetë formë e fuqishme e komunikimit që tejkalon barrierat verbale.

Related Articles

Back to top button