Lajme
Ish – Presidentja Jahjaga kujton Ramush Tahirin

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit tim, Ramush Tahiri.
Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme.
Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik!
Ngushëllime familjes dhe miqve!