Lajme
Qeveria e Serbisë ulë buxhetin për KKSh

Të dashur qytetarë shqiptarë
Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë për mbi 1 milion dinarë.
Buxheti për institucionin tonë do duhej të rritej për shkak regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kjo jo që nuk u mor parasysh, përkundrazi e ulën buxhetin.
Kjo e vështirëson jashtëzakonisht shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Lidhur me këtë i njoftuam ndërkombëtarët.
As ky kërcnim nuk do të na zmbraps nga puna, përkundrazi do të punojmë edhe më fuqishëm për të drejtat tona, pavarësisht diskriminimeve dhe vendimeve skandaloze si ky!