Grenell kritikon Europen për vizat

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, në prag të takimit të nesërm me palën serbe me ndërmjetësim të Bashkimit Europian.
Grenelli përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se BE-ja nuk duhet të ankohet, por t’i liberalizojë vizat që ua ka premtuar kosovarëve.
“Në vend se të ankoheni, pse nuk ia jepni liberalizimin e vizave popullit të Kosovës – të cilin po e premtoni për shumë vjet”, ka shkruar Grenelli në një cicërimë, e cila është si kundërpërgjigje ndaj Mirsolav Lajcakut dhe Wolfgang Ischingerit.
Ndërkaq, emisari i BE-së, Lajcak, më herët përmes një shkrimi në Twitter e quajti të rëndësishëm takimin e nesërm me kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Fundjavë e zënë në Bruksel në takime me presidentin Vuçiq, kryeministrin Hoti dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Palmer, dDuke u bërë gati për dialogun e nivelit të lartë nesër”, ka shkruar Lajçaku.