Lajme

BERZH partner i rëndësishëm për Kosovën

BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë.

Bashkë me zëvendësministri e Financave, Agim Krasniqi, zhvilluam sot një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilët biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe avancimin e mëtejmë të tij.

Prioritet i Qeverisë mbete parandalimi dhe menaxhimi i situatës së krijuar me pandeminë COVID–19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike dhe për hapat e ndërmarrë nga institucionet e vendit në përmirësimin dhe krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit biznes.

BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë, ngaqë përkrahja dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme në realizimin e projekteve tona zhvillimore është një storie suksesi, ndaj u jemi tepër mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Nga BERZH morëm premtime se do të vazhdojnë t’i mbështesin projektet në Kosovë, duke u përkushtuar edhe në sfidat afatgjate ekonomike, mbështetjen e sektorit privat, ndërtimin e strategjive të përbashkëta dhe të tjera.

Related Articles

Back to top button