Lajme

Pse nuk kthehet Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë?

 

Sot, mbushen 9 vite nga largimi i përkujtimores së dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së në Preshevë.

Nuk u mbrojt si duhet dhe nuk ka asnjë përpjekje serioze nga liderët partiake e institucionalë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, por dhe ka mungesë ku asnjë pikë vullneti s`ka nga Prishtina e Tirana zyrtare të bëjnë e ndërmarrin ndonjë gjë.
Sivjet, më datën 20 janar bëhen 9 (nëntë) vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.
Shumë premtime u dhanë se Lapidari i UÇPMB-së do të kthehet aty ku ishte.

Por deri tash ato mbetën vetëm premtime dhe fjalë. Atëherë, pse nuk kthehet lapidari i UÇPMB-së në Preshevë?.

Apo harrohet Lapidari, sikur lufta e UÇPMB-së dhe Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992.

Related Articles

Back to top button