Lajme

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj viziton Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës

 

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot bashkë me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kanë vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç’rast i kanë uruar detyrën e re gjeneral brigade Ilir Qeriqit, si Shef i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Naim Hazirit si Komandant i Gardës Kombëtare dhe kolonel Avdi Racit si komandant i Komandës së Logjistikës.
Në takim u diskutua rreth pritshmërive në përmbushjen e objektivave në koordinim të vazhdueshëm, Ministri e Mbrojtjes dhe FSK, rrjedhën e përgatitjeve për ekzekutimin e ushtrimit fushor ndërkombëtar ‘Defender 2023’, si dhe disiplinën që duhet shoqëroj secilën fazë të përgatitjeve rreth Defender-it. Po ashtu është diskutuar për përditshmërinë e ushtarakëve, si dhe orientimin që duhet ndjekur Komanda e Logjistikës si motori i ushtrisë.
Në takim Ministri Mehaj ka përgëzuar Gjeneral brigade Naim Hazirin, për profesionalizmin e lartë që kanë treguar ushtarakët e FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi. Po ashtu ai ju ka premtuar mbështetje të pakursyer, që Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit të operoj me kapacitete maksimale, bazuar në profesionalizmin e ushtarakëve dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me forcat e shteteve partnere, për të qenë kontribues në operacione ndërkombëtare në çdo mision të NATO-s.
Kuadrot, disiplina, dhe rritja e fuqisë së zjarrit janë prioritete për të cilat nuk bëjmë kompromise, ka theksuar në fund Ministri Mehaj.

Related Articles

Back to top button