Të merkuren në mbledhjen e qeveris diskutohetnpër masat e reja

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje më të mirë për sektorin e gastronomisë, kam pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e shoqatës së gastronomëve të Kosovës dhe Oden Hoteliere Turistike te Kosoves OHTK
Në të dy këto takime më është kërkuar që urgjentisht të ndryshohen vendimet për gastronomi. Kërkuan që të lejohet shërbimi brenda në lokale, duke u respektuar masat dhe të zgjatet orari i punës deri në ora 24:00 në të kundërtën paralajmëruan protesta.
Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë u zotova se do të jem zë i bizneseve në ketë kohë nëpër të civilen po kalojmë e ne veçanti i sektorit të gastronomisë.
Për këto kërkesa të gastronomëve unë sot kam zhvilluar takime me zv/kryeministrin, Besnik Tahiri dhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilëve u kam propozuar kërkesat e gastronomëve që këtij sektori tu hiqen edhe disa kufizime që janë në fuqi në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.
Kam kërkuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës të përfshihen këto ndryshime të masave.