LajmeSport

Në Podujeve do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit

 

Sot, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, kemi pranuar kërkesën e Komitetit të Sporteve dhe Krijuesve të trevës së Llapit, për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatorës së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Për ne, si ekzekutiv, vendi meritor dhe më i përshtatshmi për vendosjen e shtatores është Bulevardi i Qytetit, pjesa e parkut afër lumit Llap, si vendi më i frekuentuar nga qytetarët dhe vizitorët e Podujevës.

Mirëpo, meqë mbledhja e Kuvendit është thirrur, këtë kërkesë, përmes Zyrës Ligjore, do ta përcjell si rekomandim në Komitetin për Politikë dhe Financa, për të hyrë si pikë e rendit të ditës për mbledhjen, e cila mbahet të mërkurën dhe sigurisht, vendimmarrja i takon Kuvendit.

Në mbledhjën e sotme gjithashtu kemi diskutuar edhe për dinamikën e realizimit të projekteve kapitale.
Me këtë rast kam kërkuar angazhim edhe më të madh nga drejtoritë përkatëse, sidomos ato që realizojnë projekte infrastrukturore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button