Lajme

Për herë të parë u diskutua për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Miroslav Lajçak, I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka dhënë detaje lidhurm e takimin që kanë pasë sot me liderët e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për dialogun, njofton Klan Kosova.

Lajçak ka deklaruar se atje kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik, çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosurit, që sipas tij ishin tema që ishin të hapura në takimin e kaluar në nivelin e liderëve.

“Është e rëndësishme që të dy liderët këtë mëngjes, teksa kanë ardhur nga takimet e Shtëpisë së Bardhë, kanë konfirmuar se janë të lidhur me prioritetet e integrimit në Bashkimit Evropian dhe në vazhdimin e punës për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, është esenciale për rrugën evropiane të tyre “.

“Në takimin tonë ne sot folëm për bashkëpunimin ekonomik, çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosurit, tema që ishin të hapura në takimin tonë të kaluar në nivelin e liderëve”.

“Jam i lumtur të bëjë të ditur se ne kemi bërë progres të plotë në diskutime”.

Lajçak ka thënë se për herë të parë atje është diskutuar për marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

“Për herë të parë kemi diskutuar edhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, çështjet e komuniteteve jo shumicë, dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore”.

“Ky ka qenë këmbimi i parë që na ka lejuar neve të definojmë hapat e ardhshëm të diskutimeve tona.Takimi ynë i radhës do t’iu dedikohet këtyre temave”.

Ai tha se këto bisedimet ishin intensive si zakonisht por jo të lehta.

“Por ajo çka është se të dyja palët dëshirojnë të shkojnë përpara në diskutime të largojnë dhimbjen dhe çështjet komplekse”.

“Ne u pajtuam që diskutimet tona t’i vazhdojmë në nivel të ekspertëve javën tjetër dhe vonë këto muaj të ketë takime edhe me liderët”, ka thënë Lajçak para mediave pas takimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button