Lajme

Jona Arifi kandidatja më e re për deputete në Parlamentin e Kosovës

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahet me 14 shkurt dhe garës për deputet i kanë hy shumë pretendet për deputet . PDK ka paraqitur listen e saj prej 110 kandidatëve .
Jona Arifi është kandidatja më e re e kësaj liste , ajo vjen nga Komuna e Dardanës ( Kamenicë ) dhe vjen nga strukturat e rinis demokratike . Ajo kërkon besimin e qytetareve të Kosovës duke ju ofruar rimëkëmbje të vendit pas pandemis.
Bëjmë të ditur se Jona rrjedh nga një familje patriote me vlera kombëtare , poashtu Jona është një nga studentet më të dalluara të fakultetit të Mjeksis .

Të dashur miq,

Partia Demokratike e Kosovës më ka dhënë besimin të jem kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës në këto zgjedhje.

Viti që lamë pas do të njihet si vit i zi në historinë e kombit. Përveq pandemisë, tronditje e madhe për ne ishte edhe konfirmimi i aktakuzave për arkitektët më të mëdhenj të shtetndërtimit tonë.

Dashurinë ndaj PDK-së e mbaj mend prej kur e mbaj mend ekzistencën time. Këtë dashuri e kam traditë familjare.

Asnjëherë nuk e kam menduar që do të jem pjesë e garës, sidomos në këtë moshë. Por, si gjithmonë dega e PDK-së në Dardanë besoi në mua edhe këtë herë.

Falë besimit të tyre, vitin e kaluar arrita të jem anëtarja më e re e Këshillit Drejtues, organi më i lartë vendimmarrës i partisë.

Praninë time në listë, krahas emrave të tjerë të njohur e profesionistë, do ta kem nder të veçantë të jetës.

Fitoren do ta konsideroja sukses të madh e jo fitoren përvojë të bukur.

Humbje nuk ka kur je në mesin e më të mirëve.

Na priftë e mbara!🤙🏻

Related Articles

Back to top button