Trump ka fituar më së shumti nga marrëveshja Kosovë – Serbi

Në Washington është bërë një pazar ku përfitimin më të madh e ka korrë Donald Trump, që ka fituar zemrat e lobit hebre, si lobit vendimtar se kush fiton garën për President. Përfitues i dytë është Amerika që mori premtimin e Sërbisë për t’u larguar me rusët e kinezët. Përfitues i tretë është Izraeli që fitoi dy ambasada tjera në Jeruzalem. Përfitues i 4-të është Sërbia që përfitoi tregun në Ballkanin Perëndimor, dmth mori zotimin amerikan se do të jetë baba i Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë duke mos i dhënë njohjen Kosovës njëherë për njëherë (më vonë do të jetë e detyruar ta njeh kundruall një çmimi që Kosova do të paguaj sërish). Ndërsa përfituesi i pestë është Kosova që fitoi njohjen nga Izraeli me çmim tejet tejet të lartë (Acarim të marrëdhënieve me vendet e BE dhe me vendet më shumicë myslimane për shkak të Jerusalemit, kthimin e pronave bashkësisë hebreje në Kosovë që blenë apo u konfiskuan nga komunistët). Tani Kosova pas 21 viteve keqqeverisjeje, krim e korrupsion, nuk ka mundur të pres më shumë se një asht të tillë. Për këtë nuk ia ka askush fajin, dhe nuk ka pasur rrugëdalje tjetër pos të nënshkruajë atë që nënshkroi A.Hoti. Reagimi i Albin Kurtit nuk ka ndonjë vlerë. E mira do t’ishte që ai të mos i acaronte amerikanët sa ishte kryeministër. Sot ai do t’ishte kryeministër dhe ashti në Washington për Kosovën do t’ishte më i madh, e ndoshta edhe me ndonjë cikël mish.