Përfaqësues nga Lëvizja VETËVENDOSJE! takuan përfaqësuesit nga Shoqata e Gastronomëve

.
Sikurse në të kaluarën, ministri Arben Vitia bashkë me ministren Rozeta Hajdari kanë takuar e janë konsultuar vazhdimisht me përfaqësuesit e shoqatës së gastronomëve para se të ndërmarrin veprimet e nevojshme përkitazi me masat ndaj pandemisë.
Sot së bashku edhe me sekretarin organizativ të Lëvizjes në Qendrën e Prishtinës Egzon Azemin u diskutua për së afërmi për hallet e gastronomëve të cilat janë më se të konsiderueshme.
Përfaqësuesit nga Lëvizja shprehën zotimin e tyre se edhe në të ardhmen e qeverisjes së re Kurti, do të takohen për tu koordinuar para çdo vendimi i cili në një mënyrë apo tjetër mund ta ndikoj veprimtarinë e gastronomëve.
Bashkëpunimet me shoqatat e tilla dhe mirëkuptimi i ndërsjellë do të ndihmoj drejt tejkalimit të krizave të shkaktuara nga pandemia dhe sfidave të tjera.