Lajme
Hoti : Dhuroni gjak , shpëtoni jetë

Kryeministri në detyre i Kosovës Avdullah Hoti sot ka dhuruar gjak , ai ka njoftuar se ka dhuruar gjak per te shpetuar jete , pasi qe ne analizat e tij ka mjaftushem antitrupa edhe pse covid e ka kaluar ne gusht te vitit 2020.
Postimi i plot
Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!
Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona.