Lajme

Aktivistja Emine Imeri për nder të 5 Marsit viziton fëmijët me nevoja të veçanta !

Aktivistja e bamiresise Emine Imeri, ka vizituar femijet me nevoja te veçanta dhe iu ka derguar disa dhurata simbolike, pikerisht me 5 Mars, sepse ajo tha se keto data jane te veçanta dhe me femijet eshte e ardhmja dhe me ta behet realitet amaneti i te reneve te familjes Jashari dhe gjithe deshmoreve te tjere.
Ajo ishte per vizite ne shkollen fillore “Shaban Jashari “ e cila mbane emrin e mesuesit te pare ne Skenderaj pra baces Shaban Jashari.
Aty ajo iu foli nxenesve dhe prinderve te tyre edhe per historine e lavdishme te kombit, por edhe per vajzat e vrara te familjes Jashari, te cilat ishin nxenese te asaj shkolle, gjenerate me Eminen.
Ajo me emocion dhe dashuri u kujdes per ata femije dhe tha se meqe i quajme “femije me nevoja te veçanta” atehere le te bejme edhe gjera te veçanta per ta.

Eminja iu ben apel komunave dhe insitucioneve shteterore, qe te tregojne kujdes te veçante per ata femije, duke iu derguar shkollave logoped dhe ortoped, te cilet duhet te kujdesen vazhdimisht per ata femije.


Mund ta shikoni videon me poshte

 

IMG_2354

 

Related Articles

Back to top button