Lajme

Kryetari i Vushtrris priti Kryeministrin Hoti

 

Me Kryeministrin Hoti biseduam për projektet zhvillimore të Vushtrrisë, pjesë e programit tonë të përbashkët qeverisës.

Kryeministri Hoti vlerëson lartë qeverisjen e mirë tonën në Vushtrri.

Kryeministri Hoti dhe Qeveria e Kosovës do të përkrahin krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike Ndërkombëtare në Vushtrri (tek vendi i quajtut kodra e Bajskës). Për këtë menjëherë do të fillojmë procedurat me ministritë e linjës.

Kryeministri është angazhuar personalisht për rritjen e intensitetit të punëve në Magjistralen M2, Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë dhe përfundimin sa më të shpejtë të kësaj rruge jetike. Kam besim te Kryeministri Hoti që ky projekt shpejtë do të kompletohet, kemi rritje të intensitetit të punëve në terren.

Po ashtu kemi marrë mbeshtetjen e Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti për projektet tjera në Vushtrri si Stacioni i Autobusve, Kompania Komunale “Përparimi” dhe projektet tjera infrastrukturore.

Qeveria Hoti po bënë punë të mirë në përkrahje të projekteve zhvillimore të Komunave të Kosovës.

#QeveriaHoti ✌️

Related Articles

Back to top button