Lajme
𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐋𝐥𝐚𝐝𝐫𝐨𝐯𝐜𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐈𝐬𝐥𝐚𝐦 𝐦𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧𝐢𝐭

Me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam, duke i dëshiruar qe kjo festë t’i gjejë me shëndet e harmoni në familjet e tyre.
“Kjo festë e madhe na përkujton rëndësinë e sakrificës dhe mëshirës ndaj të tjerëve. Le të tregojmë ndjeshmëri për nevojat e tyre dhe të jemi burim frymëzimi për njëri-tjetrin. Në këtë ditë të veçantë, le të forcojmë lidhjet e shoqërisë dhe të ndajmë gëzimin me të tjerët”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.
Gëzuar gjithë besimtarëve musliman festa e Bajramit të Kurbanit!