Lajme

Lufta e Muriqit

Shkruan Sabedin Gubetini :
Ahmet Xhevdet Pasha shkruante se banoret e Krajës dhe të Shestanit bëjnë vazhdimisht kundër malazezeve, ndërsa për banoret e Muriqit shton se ”Ata ndodheshin në konflikt të përhershëm gjakësore” me ata (malazezet).

Një nga luftërat e përgjakshme midis malazezeve dhe muriqanasve ishte edhe ajo e 15 nëntorit 1861. Kjo ndodhi me urdhrin e drejtpërdrejte të vojvodës MirkoPetroviq. Me angazhimin dhe urdhrin e tij u takuan në Virpazare, Joko Kusovac pop Gjoko Pejoviq dhe pop Ilia Pllamac, për të organizuar e realizuar një sulm të armatosur në Krajë. Ata vendosen që ta sulmonin Krajën, për të cilën bënë një plan të veçantë.

Sipas këtij plani parashikohej që malazezet e Selcës e të Krricës, në bashkëveprim me disa aradha të ushtrisë malazeze të sulmonin Krajën, gjegjësisht Muriqin e Poshtëm dhe Muriqin e Sipërm njëkohësisht. Kapetani pop Ilia Plamenac me rreth 200 luftëtare kishte për detyre të sulmonte Muriqin e Sipërm. Pjesëtaret e kësaj njësie grabitqare ishin nga Podgora, Sotoniqi etj. Ata kishin për detyrë të plaçkitnin, të vrisnin popullsinë e Muriqit të Sipërm dhe ta digjnin atë, përfundimisht.

Nga ana tjetër popo Savo Vujoviqi me rreth 400 luftëtare nga Dupillo, Bercela, Salca e Krrica mori për detyrë të sulmonte Muriqin e Poshtëm.

Ndërkaq pop Millo Vojvodiqi me njësitë e tij, të përbërë prej luftëtaresh nga Glluhidoli e Limnjani mori për detyrë që të bllokonte Shkallën e Tivarit në mënyrë që të pengohej arritja eventuale e ndihmës ushtarake nga tivari për Kranjanet.

Kësaj ushtrie planifikohej ti vihej në ndihmë edhe rreth 500 zaptues (neper Liqe) nga Nahia e Rijekës. Për jetësimin e këtij aksioni të planifikuar ushtarak bënë përgatitjet e nevojshme. Ata përfunduan qysh në fillim të nëntorit dhe prisnin momentin e duhur për të filluar luftën. Dhe, ai çast erdhi. Ishte mëngjesi i 15 nëntorit 1861.

Sulmin filluan njëkohësisht pop Ilia Plamenac dhe pop Savo vujoviq më njësitë e tyre. Në mëngjesin e 15 nëntorit 1861 pop Ilia Plamenac më njësinë e tije ushtarakë sulmoi Muriqin e Sipërm. Ishte ky një sulm i befasishëm dhe tepër barbarë por Muriqanesit më të shpejtë e morën vetin, u ngujuan nëpër shtëpitë e tyre dhe ja filluan mbrojtës. Lufta ishte e rreptë dhe e përgjakshme. Malazezët sulmonin më ashpërsi, luftëtarët e tyre përpiqeshin të thyenin sa më shum dyer, të vrisnin e të plaçkitnin e të digjnin sa më shum shtëpi. Muriqnasit, burra e gra, bënë një rezistencë të pashoqë. Forcat malazezë vranë, plaçkitën dhe dogjën fshatin e Rjepsit, por në atë luftë u vranë dhe u plagosën edhe shum malazez, kështu që pop Ilia Pllamenac më bashkëluftëtarët e vet, më të vrarët e të plagosurit, si dhe më plaçka të grabitura, u detyrua të kthehej prapa në Cermnicë.

Po atë ditë, më 15 nëntor 1861, në mëngjes, pop savo Vujoviq, më njësinë e vet luftarakë sulmoi më rreptësinë më të madhe Muriqin e Poshtëm. Edhe këtu u zhvillua një përleshje e përgjakshme midis dy kundërshatve të pabarabartë. Forcat malazezë synonin të vrisnin e të pritnin sa më shum koka turqish (shqiptarësh) të plaçkitnin sa më shumë sende e objekte të ndryshme, gjëra ushqimorë etj. Luftëtarët edhe këtu e bënin punën e vet më egërsinë më të madhe. Por shumë shtëpi në Muriqin e Poshtëm u bënë fortesa të padyeshme, për mbrojtjen e të cilave gratë e Muriqit treguan heroizëm të veçantë. Dhe në këtë përleshje forcat malazezë u thyen keq dhe aty mbeti i vrarë edhe pop savo Vujoviq i cili i pat thënë princit Danillos së “në betejën e parë ose do pres krye turku ose do plagosët, ose do vritet” dhe i ndoshi kjo e fundit, u vra pikërisht në Muriq.

Lajmi për sulmin e forcave malazezë dhe për përleshje të përgjakshme në Muriq u përhapës në mbarë Krajën dhe Shkodrën prej nga erdhën edhe ndihmat (shkodranët më barka nëpër Liqenin e Shkodrës, ndërsa kranjanet nga ana e poshtme vrapuan më të shpejtë dhe arritën në Muriq). Përforcimet u ordhen edhe malazezëve. Lufta nuk vazhdoj, ra terri dhe malazezët e shfrytëzuan atë për tu tërhequr në Krricë e Cermicë.

Shestanasit nuk luftuan kundër sulmueve malazez edhe kur e sulmuan Muriqin, as kur u tëhoqën nga ai, por ata i vranë tetë malazez nga Orahova, të cilët kishin mbetur në Shestanin e Poshtëm.

Related Articles

Back to top button