Ish- Presidentja Atifete Jahjaga në mbështetje të Dardanëve

Ish – Presidentja e Republikës së Kosovës sot se bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Ministren Vlora Dumoshi vizituan dhe po qëndrojn si tifoz në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë, ata do të ndjekin dhe perkrahin Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kunder Moldavis
Së bashku me Kryeministrin z. Avdullah Hoti dhe Ministren znj. Vlora Dumoshi vizituam stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili sot është më i zëshëm dhe më i bukur se asnjëherë më parë!
Dardanët, sot veshen ulëset e stadiumit në mbështetje të fushatës sensibilizuese “Bëhu Zëri Im” e përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.
Djemtë tanë sonte në lojën kundër Moldavisë si tifoze kanë zërat e mijra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë!
Djema, le të jenë ato motivi Juaj për një lojë me fitore sonte! 🇽🇰