Lajme
FILLOJNË BISEDIMET MES QEVERISË E TALIBANËVE NË AFGANISTAN

Në Katar kanë filluar bisedimet pas 19 viteve konflikti në mes të qeveris Afgane dhe Talebaneve.
Ceremonia e fillimit të bisedimeve nisi në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale me recitim të Kuranit dhe më pas me komentet e ministrit të Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Zyrtarët, diplomatët dhe analistët thonë se ndonëse ulja e palëve në tavolinën e bisedimeve është arritje, kjo nuk nënkupton që rruga drejt paqes do të jetë e lehtë.
Sipas një diplomati evropian në Kabul, arritja e një armëpushimi, të cilin deri më tani e kanë refuzuar talibanët, pritet të jetë në krye të agjendës së bisedimeve