Lajme

Këta janë dy të arrestuarit për aksidentin fatal në Prizren

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në lidhje me aksidentin tragjik në Prizren, në të cilin ndërruan jetë tre persona.

Burime e Ngoshqip bëjnë me dije se bëhet fjalë për Irfan Hotin nga fshati Dejnë dhe Arlind Sylën nga Gjakova, të dy rreth moshës 20-vjeçare.

Një natë më parë, Kosova është tronditur nga një aksident në të cilin humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar shoferi, i cili ka goditur këmbësorët.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”

Related Articles

Back to top button