Lajme

Kryetari i Skënderajt Fadil Nura bënë homazhe tek lapidari në Izbicë

Në përkrahje të iniciativës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, sot, delegacioni i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe familjarët e viktimave, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, duke vendosur lule të freskëta te lapidari në nderim të 147 viktimave të kësaj masakre.
Komuna e Skenderajt i është bashkuar iniciativës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, me aktivitete përkujtimore dhe homazhe, duke i nderuar viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore, sonte në mbrëmje në Sheshin “Adem Jashari” do të ndizen qirinj, në kujtim të të gjitha viktimave.
Lavdi e përjetshme viktimave të gjenocidit në Kosovë!

 

Related Articles

Back to top button