Lajme

“Histori orale nga njerëzit e Sanxhakut dhe me prejardhje nga Sanxhaku ”

Njoftim për anëtarësinë , simpatizantët e shoqatës:
Ministria për Kulturë Rini dhe Sport , mbështetë financiarisht projektin:

“Histori orale nga njerëzit e Sanxhakut dhe me prejardhje nga Sanxhaku ”

Projekti synon të realizohet në Maqedoninë veriore në vendbanimet ku jetojnë sanxaklinjtë, duke krijuar kontakte të shumta me familje e banorë , duke intervistuar të moshuar,
me intervista të strukturuara dhe gjysmë të strukturuara, me pyetje të hapura e të mbyllura, duke kanalizuar rrëfimet orale të banorëve të vjetër, dhe më pas me lejen e tyre paraprake, të regjistrohet edhe rrëfimi në video, por edhe të publikohet në mënyre onllajn në faqen zyrtare të shoqatës
Kosova për Sanxhakun. Pasi intervistojmë, dëgjojmë rrëfimet e të moshuarve të Sanxhakut, me theks të veçantë që kanë emigruar nga Peshterit e Bihori ne ato i publikojmë në faqen tonë onllajn, duke iu dhënë mundësi dhe qasje gjithë audiencës shqiptare e më gjerë, falas dhe pa asnjë kufizim në to.

Si tema të cilat do të rrëfehen janë:
-Fëmijëria e tyre
-Shkollimi
-Ritualet e fejesës e martesës
-Ritualet e varrimit
-Feja/besimi
-Identiteti shqiptar
-Rrëfimet për baballarët e tyre
-Rrëfimet që kanë dëgjuar për Kosovën dhe identitetin e spostuar shqiptar
-Dëshirat e tyre për të vizituar vendet shqiptarë
-Lojërat tradicionale
-Puna dhe profesioni
-Jeta bujqësore e blegtorale
-Këngët epike
-Jeta e përditshme sociale dhe kulturore etj.

Rrëfimet i të moshuarve, do të përfshijnë burrat e gratë, si dhe do të zgjasin deri në 1 orë, për çdonjërin nga ta.
Këto rrëfime origjinale, unike dhe të papërsëritshme, do të botohen onllajn në tri gjuhë, shqipe, boshnjake dhe angleze.
Videot do të jenë më titra në trija gjuhët, por do të publikohen onllajn dhe me qasje falas, edhe të transkriptuara apo me tekst, në mënyrë që audienca varësisht se si dëshiron, të dëgjojë apo lexojë rrëfimet e të moshuarve me origjinë shqiptare në Sanxhak, të ketë mundësi të shumta. transkriptuara apo me tekst, në mënyrë që audienca varësisht se si dëshiron, të dëgjojë apo lexojë rrëfimet e të moshuarve me origjinë shqiptare në Sanxhak, të ketë mundësi të shumta.

Related Articles

Back to top button