Lagja Tophane në Prishtinë në mbeshtetje të madhe për Isak Shabanin

Dihet që Prishtina zakonisht nuk është bastion i PDK-së mirpo në këto zgjedhje që do të mbahen me 14 shkurt si duket qytetarët kanë ndryshuar mendje.
Një nga kandidatet që po merr perkrahje të madhe nga qyteterët e Prishtinës e veqanërisht lagja Tophane është kandidati për deputet nga radhet e PDK-së Isak Shabani .
Shabani në një postim në faqen e tij kërkon mbështetjen e qytetarëve dhe bashkëluftetarëve të tij nga Llapi dhe e gjithë Kosova . Ai thot se ështē koha që të bëjmë për shtetin duke mos pyetur se qfarë ka bërë shteti për ne .
Postimi i tij i plotë:
“MOS PYET ÇFARË BËNË VENDI YT PËR TY, POR ÇFARË BËRE TI PËR VENDIN TËND” e thënë nga Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy, le të bëhet lajtmotiv dhe vullneti i të gjithë neve.
Vërtet kemi aq shumë për të bërë për vendin tonë.
Ju ftojë të bashkojmë forcën dhe mendjen për të mirën e vendit tonë duke kujtuar edhe thëniet e të madhit Skënderbe: “Kur bëhet bashkë e mira me të mirën, veç mirësi ka. Kështu ka ndodhur sa herë që kam pasur të bëj me njerëz të mirë” dhe “Vendi im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël, por atë ma ka falur Zoti”.
Zgjedhjet për parlamentin e Kosovës mbahen me 14 shkurt 2021.