Ekonomi

Qeveria ndan 86 milion euro për rimekëmbje ekonomike

? #rimekembja po ndodhë! ?

Sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës. Po përmbushim premtimet tona për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia.

? 87 mil euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë.
Në ditët në vijim fillon shpërndarja e:
✅ 60 mil euro si subvencion për koston e pagave për bizneset. Bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë, por mjetet do ju ndahen bazuar në numrin e punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019.

Qytetarët duhet të aplikojnë për programet si më poshtë:
✅ 7.5 mil euro shtesë për familjet me asistencë sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor
✅ 12 mil euro shtesë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi
✅ 1 mil euro për ndërmarrësi
✅ 1 mil euro për ndërmarrjet publike që kanë në vështirësi financiare
✅ 2.5 mil euro në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit
✅ 1 mil euro shtesë për projekte për zhvillim rajonal
✅ 1 mil euro shtesë për familjet me gjendje të rëndë nga radhët e komuniteteve
✅ 1 mil euro për promovim të punësimit të grave

Më shumë informacione nga mbledhja e 33-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë link ?

Ballina

Related Articles

Back to top button