Ekonomi

Gastronomët kërkojn ristrukturimin e borxheve ndaj ATK-së

Sot u takuam me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezaj dhe përfaqësuesit tjerë, me të cilët diskutuam rreth sfidave të krijuara nga pandemia në sektorin e gastronomisë, dhe rreth sfidave të përgjithshme që ka sektori lidhur me politikat tatimore të ATK-së.

Më konkretisht kërkuam nga ana e ATK-së të adresohen në institucionet relevante disa rekomandime që konsiderohen vitale për sektorin dhe në përputhje me gjendjen aktuale. Këto rekomandime lidhen me krijimin e lehtësirave ligjore për kryerjen e obligimeve tatimore nga sektori jonë. U diskutua edhe për ri-programimin e borxheve tatimore dhe lehtësimin e likuidimit të pagesave nëpërmjet kësteve deri në 24 muaj.

Bashkërisht u dakorduam që do të bashkëpunojmë edhe në fiskalizimin e tërësishëm të sektorit tonë, luftimin e ekonomisë jo-formale, e cila ndikon në uljen e konkurrencës së pabarabartë në treg, si dhe në gjetjen e modeleve më të përshtatshme për aplikimin e politikave tatimore.

Related Articles

Back to top button