Kirurgjia e fëmijeve në QKUK është në fazën e fundit të punimeve

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univerzitar i Kosovës ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Dr.Saudin Maliqi bashkë me Ministrin e Shëndetësis Armend Zemaj vizituan objektin e ri te Kirurgjisë se Femijëve , i cili është në fazen e fundit të punimeve.
Donator i këtij objekti janë Emiratet e Bashkuara Arabe me 22 milion euro.
Postimi i plotë i Shskuk
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Saudin Maliqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, qëndruan për vizitë në objektin e ri të Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, i cili ka hyrë në fazën e fundit të punimeve.
Maliqi u shpreh i lumtur për rrjedhën e punimeve, derisa ndërtimin e objektit të ri e quajti aset të rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë.
“Është mbresëlënëse puna që po bëhet për ndërtimin e objektit të ri të Kirurgjisë së Fëmijëve. Objekti i ri do të jetë një aset me peshë të madhe për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sidomos për fëmijët me probleme shëndetësore, të cilët do të mund të trajtohen këtu”, tha Maliqi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke falënderuar donatorin për investimin, tha se objekti i ri kirurgjik-pediatrik do të ofrojë shërbime me cilësore për fëmijët, pa pasur nevojë të kërkojnë shërbim jashtë vendit, kurse për stafin shëndetësor kushte më të mira pune.
“Kjo qendër, të cilën ne e vizituam, është në përfundim e sipër. Do të na lehtësojë punën edhe neve, si menaxhment, por, mbi të gjitha, profesionistëve shëndetësorë, fëmijëve të Republikës së Kosovës, që do ta kenë më të lehtë trajtimin dhe marrjen e shërbimeve”, tha Zemaj.
Objekti i ri i Kirurgjisë së Fëmijëve është një donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, me vlerë prej 22 milionë eurosh.