Ekonomi

Qeveria subvencionon me 2000€ për hektar vreshtarët

Nga 1000 € e kemi rritur në 2000 € subvencionin për hektar të vreshtave, ndërsa nga 4 në 8 centë për litër të verës.

Bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, pritëm drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, me të cilët diskutuam për gjendjen në këtë sektor, si dhe rolin mbështetës të institucioneve, kryesisht përballë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Ne si Qeveri do të jemi afër këtij sektori dhe të tjerëve, me qëllim të arritjes së normalitetit ekonomik. Tani më i kemi aktive 60 mil € në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, më konkretisht për subvencionim të bizneseve, të cilat do të shpërndahen deri në fund të vitit, ndërsa për sektorin e bujqësisë i kemi dyfishuar subvencionet. Për këtë sektor, nga 4 centë për litër të prodhuar të verës tani ndahen 8 centë, dhe nga 1 mijë euro për hektar në vreshtari në dy 2 mijë euro.

#QeveriaHoti

Related Articles

Back to top button